Vetura e shtypur nga treni, pamje të reja nga aksidenti në Klinë

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku, ku treni kishte goditur një veturë në fshatin Jagode të Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.
IndeksOnline ka siguruar pamje të reja, ku shihet se si treni e ka shtypur veturën.


Rastin për Indeksonline e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend të ngjarjes kanë dal hetuesit dhe është njoftuar Prokurori i shtetit.”, tha ai. /IndeksOnline/

