75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / k.v

Vetura e vjedhur në Prishtinë gjendet nga policia, i kthehet pronarit

Një njësi e policisë ka arritur ta gjente një veturë të vjedhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, duke e rikthyer te pronari pas procedurave të nevojshme ligjore. 

Sipas policisë, vetura me targa vendi, e cila i përkiste një qytetari kosovar, ishte raportuar e vjedhur nga persona të panjohur.

Pas një operacioni të shpejtë hetimor, policia arriti të lokalizonte automjetin dhe me vendim të prokurorit, ia dorëzoi pronarit legjitim.  Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vjedhjes./IndeksOnline/