75 Mall Live Search
12:38 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vetura elektrike e Audi kalon 10 shtete për 24 orë

Vetura elektrike Audi, e quajtur e-tron, ka arritur të përshkoj rrugë prej 1.700 kilometra brenda një dite të vetme. Makina kaloi nëpër dhjetë vende në Evropë: Slloveni, Austri, Itali, Lihtenshtajn, Zvicër, Francë, Gjermani, Luksemburg dhe Belgjikë.

Udhëtimi përfundoi në Holandë, ku pjesëmarrësit në atë eksperiment dëshmuan se ishte plotësisht e mundur të udhëtosh nëpër Evropë me makinën elektrike. Audia elektrike i rezistoi rrugëve malore në Alpe ku tregoi mundësinë e energjisë së rinovueshme gjatë zbritjes.

Gjëja më interesante është se gjatë këtyre 24 orëve ishte përshtatur koha e mbushjes së makinës. Falë faktit se Audia elektrike mund të ngarkohet deri në 80% me energjisë normale në rreth gjysmë ore.

Makina ka dy motorë elektrikë me një fuqi të sistemit prej 360 kuaj fuqish, dhe në mënyrën e fuqisë arrin deri në 408 kuaj fuqi. Kapaciteti i baterisë është 95 kW.