75 Mall Live Search
18:54 / E Martë, 02 Janar 2018 / k.v

Vetura godet 15-vjeçaren në zebra (Video)

Një vajzë rreth 15-vjeç është  goditur nga një veturë në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

Aksidenti  ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulanca.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendkalim për këmbësor.

“Policia është duke u marrë me rastin, fatmirësisht aksidenti kaloi pa lëndime të rënda të viktimës. Tani po intervistohet ngasësi i veturës “Mercedes 190” dhe varësisht prej vendimit të prokurorit do të ndërmerren edhe hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë një zyrtar policor./Indeksonline/