75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / F.R

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësore të mitur 7-vjeçare.

Sipas raportit policor 24-orësh, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor.

“Fsh. Surkish, Podujevë 30.01.2026 – 18:19. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.