15:41 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetura godet 88 vjeçarin në Prizren, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Indeksonline ka raportuar në mëngjes së një veturë ka goditur një këmbësor në Prizren.

Shefajet Berisha zyrtar i komunikimit në Spitalin e Prizrenit, për Indeksonline ka thënë se 88 vjeçari është sjellë në emergjencën e spitalit në ora 07-45 me ç’rast është dërguar pas një ore në QKUK.

“Në librin e protokollit në Emergjencë janë këto të dhëna:

Në ora 07. 45 në Emergjencën e spitalit  është sjellë një i lënduar,  i datëlindjes 1931.

Rasti është i regjistruar si aksident.

Të lënduarit i është ofruar trajtimi dhe ekzaminimi i duhur mjekësor.

Për shkak të gjendjes, rreth orës 8.45 është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Berisha./Indeksonline/