75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 18 Tetor 2022 / B O

Vetura godet biçiklistin në Klinë

Një person që po ngiste biçikletën është goditur mëngjesin e sotëm në Klinë nga një veturë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë.

Personi i aksidentuar është dërguar në QKMF në Klinë, e më pas është transportuar në spitalin e Pejës.

“Derisa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa civile kishte goditur një biçikletë, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/