22:27 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Vetura godet disa persona në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në komunën e Mitrovicës, saktësisht pranë sheshit.

IndeksOnline mëson se një veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa persona që ishin në lëvizje në trotuar.

Dëshmitarë të rastit për IndeksOnline thanë se katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e goditjes.

IndeksOnline do ju mbaj të informuar për këtë rast.