15:06 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetura godet dy këmbësorë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

(I plotësuar) Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

——

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë. Indeksonline mëson se një veturë ka goditur dy këmbësorë.

Burimet e Indeksonline mësojnë se këmbësorët kanë kaluar rrugën në mes, duke mos respektuar shenjat kaluese.

Aksidenti ka ndodhur afër firmës Plastika në Fushë Kosovë.

Autoambulanca ka nisur për në QKUK dy të aksidentuarit, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre./Indeksonline/