Vetura godet dy vajza në Gjilan

Një veturë ka goditur dje dy vajza në Gjilan.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa sipas policië, pakujdesia ka qenë shkak i aksidentit.
“Viktima kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.