75 Mall Live Search
12:34 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Vetura godet këmbësoren në fshatin Topliqan të Lipjanit, e aksidentuara në gjendje të rëndë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje në fshatin Topliqan të Lipjanit, një veturë që ka qenë në lëvizje ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:30 në fshatin Topliqan të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda dhe e  njëjta është dërguar për tajitim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se ngasësi i  automjetit me urdhër të prokurorit është arrestuar,  ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor.