11:29 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar për një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

“E dyshuara femër K/Shqiptare gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur viktimën femër K/Shqiptare (këmbësore) duke i shkaktuar lëndime trupore”, shkruan në komunikatën e PK-së dërguar për media.

Më pas, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./AktivPress