Vetura godet këmbësoren në Lipjan, dërgohet për trajtim në QKUK

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premtën në Lipjan, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.
Sipas Policisë, shoferi mashkull kosovar dyshohet se, për shkak të pakujdesisë, ka aksidentuar një femër këmbësore, e cila ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet rreth rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
“Është arrestuar drejtuesi mashkull kosovar pasi që, me veturë nga pa kujdesia dyshohet se ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/