Vetura godet këmbësoren në Podujevë, i shkakton lëndime trupore

Sot në mbrëmje në Podujevë, një veturë ka goditur një grua, duke i shkaktuar lëndime truprore. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot reth orës 18:00, në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.