75 Mall Live Search
18:17 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Vetura godet këmbësoren në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, i shkakton lëndime të rënda

Një veturë në lëvizje në rrugën nacionale  Prishtinë – Mitrovicë, ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale  Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

“Ngasësi i  automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, ka theksuar Ahmeti.