75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / MSH

Vetura godet këmbësorin në Gjakovë

Një viktimë, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda, pasi u godit nga një veturë në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fitim Domi” rreth orës 20:30.

Sipas policisë viktima e këtij aksidenti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari (drejtuesi i veturës) është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.