Vetura godet këmbësorin në Malishevë
Një person është goditur nga një veturë në qendër të Malishevës sot rreth orës 13:00.
Indeksonline ka siguruar foto nga vendi i aksidentit ndërsa sipas dëshmitarëve të rastit, viktima me lëndime trupore është dërguar me urgjencë në klinikë.
Policia e Stacionit në Malishevë menjëherë ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/