20:41 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Vetura godet këmbësorin në Podujevë, i shkakton lëndime trupore

Një qytetar është goditur nga një veturë në lëvizje në qytetin e Podujevës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë rast ka folur edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:20,  në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që me  rastin po merret njësiti i trafikut