09:48 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Një person është goditur me veturë në afërsi të Bankës Qendrore në Prishtinë.

Ekipi i policisë dhe auto-ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gazetari i RTK-së ka qëlluar në vendin e ngjarjes disa minuta pas aksidentit, ku ka parë se qytetarit në fjalë që kishte pësuar lëndime të rënda trupore i është dhënë ndihma mjekësore pak metra afër vendkalimit për këmbësorë.

Ai me auto-ambulancë është transportuar në drejtim të Qendrës Spitalore.