75 Mall Live Search
23:13 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / OSH

Vetura godet këmbësorin në Rahovec – merr lëndime të rënda trupore

Një veturë rreth orës 18:00 ka goditur një këmbësor në rrugën Avdullah Bugari në komunën e Rahovecit.

Si pasojë e aksidentit, viktima që ishte duke kaluar rrugën ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në spitalin e Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur për IndeksOnline se deri te aksidenti erdhi për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe pakujdesisë së shoferit.

“Sot rreth ores 18:00, Stacioni policor është njoftuar se ne rrugën “Rrugen Avdullah Bugari-Rahovec, është një aksident trafiku  te perfshira një automjet civil dhe një këmbësor me pasoja – me dëme dhe lëndime te renda .

Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qene duke ngase automjetin e tije ne rrugë dhe kur arrin ne afërsi te furra e bukës “ERZA”N nga pa kujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë,  kushteve dhe rrethanave te rrugës godet me pjesën e parme te anës se majte   këmbësorin i cili ne momentin kritik kishte qene duke kaluar rrugën, dhe si pasoje viktima merr lëndime te renda trupore frakturë ne dorën e djathtë, për shkak te lëndimeve viktima ndalet për shërim te mëtejshme ne repartin Ortopedik ne spitalin Rajonal ne Gjakove.

 Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka autorizuar hetuesit e aksidenteve te bëjnë shikimin e vendit te ngjarjes, dhe rastit procedohet ne mënyrë te rregullt”, tha ai./IndeksOnline/