17:55 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Vetura godet këmbësorin në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë

Një veturë në lëvizje ka goditur në një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës,

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut.