Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, dërgohet për tretman mjekësor

Sot rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.