75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Vetura godet këmbësorin në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për IndeksOnline se këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për  trajtim të nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha ajo./IndeksOnline/