75 Mall Live Search
11:11 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vetura godet këmbësorin në Suharekë, dërgohet në spital

Në Shirokë të Suharekës, dje ka ndodhur një aksident trafiku.

Një mashkull derisa po drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor./Indeksonline/