Vetura godet këmbësorin te rrethi i flamurit, në Prishtinë

Para pak minutash një person është goditur nga një veturë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur te rrethi i flamurit në kryeqytet.
Këmbësori ka qenë në vizabardha kur është goditur nga vetura në lëvizje.
Ndihma e parë të aksidentuarit i është dhënë nga qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur menjëherë edhe policia.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit./Indeksonline/
