75 Mall Live Search
15:32 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetura godet motoçikletën, 2 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, konkretisht në rrugën e Zhabarit.

Motoristi është përplasur për një veture.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

“Në aksident trafiku në Zhabar të Mitrovicës, ka dy persona të lënduar, të përfshira një veturë dhe një motoçikletë, të ndodhur para gjysmë ore”, ka deklaruar Zahiti./IndeksOnline/