Vetura godet motoçiklistin në qendër të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht te vendi i njohur “Te Qafa”.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, shihet se vetura ka goditur motoçikletën, por nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Gjithashtu, nuk dihet për të lënduarit./Indeksonline/