Vetura godet motoristin në Prishtinë, përgjaket në fytyrë

Në rrugën “Agim Ramadani” në komunën e Prishtinë sapo ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe një motoristi, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi i motorrit ka pësuar lëndime trupore.

Sipas pamjeve, një burrë ka marrë lëndime në fytyrë, ku shihet duke iu gjakosur.

Kalimtarët e rastit i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduar, ndërsa me rastin po merret njësia e policisë./IndeksOnline/