Vetura godet në zebra një vajzë në Prishtinë, pamjet!

Një femër është goditur nga një veturë pasditen e sotme në Prishtinë.
Dëshmitarët, të cilët edhe kanë dërguar video në adresë të “Indeksonline”, tregojnë se ajo u godit nga automjeti derisa ishte në zebra.
Aksidenti ndodhi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, konkretisht përballë Selisë Qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes doli menjëherë Policia, derisa pas pak minutash vajza u dërgua me veturë të Ambulancës për në Spital.
Më poshtë, pamjet