08:54 / E Premte, 08 Korrik 2022 / OSH

Vetura godet një 5 vjeçar në Vushtrri

Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore dje, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.