75 Mall Live Search
19:44 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / MSH

Vetura godet një grua në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në Prishtinë.

Një grua është goditur nga një veturë në Rrugën C.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat i është ofruar tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.