Goditi me veturë një grua, arrestohet i dyshuari

Një grua ka pësuar lëndime trupore, pasi u godit në rrugë nga një veturë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:48 në rrugën Nacionale në Vushtrri.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor së pari në emergjencën e Vushtrrisë, e pastaj është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje për 48 orë.