Vetura godet një këmbësor në Ferizaj

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Prelez, rreth orës 14:00.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të metutjeshëm mjekësor.
Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.