75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / MSH

Vetura godet një këmbësor në Ferizaj

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një veturë ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:38, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në raportin policor./Indeksonline/