75 Mall Live Search
20:49 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / AR

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në Prishtinë.

Nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.

Sot rreth orës 19:40, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci; në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.

Tutje, Policia njofton se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.