75 Mall Live Search
13:09 / E Diele, 22 Gusht 2021 / LB

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Sot në pra 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin.