75 Mall Live Search
21:44 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një automjet sonte, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/