Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Tirana në Prishtinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Pllana njoftoj se lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Tirana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/

