75 Mall Live Search
14:36 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, polica jep detaje

Indeksonline gjatë ditës së sotme ka raportuar se një veturë ka koditur një këmbësor në Prishtinë

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.

Indeksonline siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.