75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetura godet një këmbësor te “Xhamia e Llapit”

Një person është goditur nga një veturë derisa po kalonte rrugën në vendkalim.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta te vendi i quajtur “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se aty ishte paraqitur policia dhe autoambulanca.

Personi i lënduar është përcjell me autoambulancë drejt emergjencës ndërsa policia është marrë me shikimin e vendit të aksidentit./IndeksOnline/