Vetura godet një motoçiklist në Prishtinë

Një veturë ka goditur pasditen e sotme një motoçiklist, në qytetin e Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë së AAK-së, raporton Indeksonline.
Me të marrë informacionin, policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën me shirita.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se viktima ka pësuar lëndime trupore, teksa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.
Indeksonline ju sjell pamje:

