16:22 / E Premte, 12 Prill 2024 / MSH

Vetura godet një motoçiklist në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një motoçiklist.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Luan Haradinaj” dhe “Garibaldi”, diku rreth orës 15:00, raporton Indeksonline.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, për trajtimin e të cilave është bartur me autoambulancë në QKUK.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: