75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 12 Korrik 2024 / A. M.

Vetura godet një person në Fushë Kosovë, i lënduari po lëvizte me trotinet elektrik

Para pak minutash një person është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Mihail Grameno”, një ndër zonat më të frekuentuara të kësaj komune.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, i aksidentuari duket se ka qenë duke drejtuar një trotinet elektrik.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /IndeksOnline/