23:25 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / MSH

Vetura godet një person në oborr të QKUK-së

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në oborrin e QKUK-së, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor, raporton Indeksonline.

Si paosjë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeit, zëdhënëse e Policisë, e cila ka thënë se me kërë rast po merrët njësiti policor i trafikut.

Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut