20:30 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetura godet një të moshuar në Viti, gjendja e tij e rëndë

Gjatë ditës së djeshme një i moshuar në fshatin Drobresh të Vitisë është goditur nga një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë.

Indeksonline mëson se i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po vazhdon të kurohet në QKUK.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. /Indeksonline/