Vetura godet një vajzë në Prishtinë

Një veturë ka goditur një vajzë te Xhambaztë në Prishtinë.
Në disa fotografi të siguruar nga Indeksonline shihet teksa vajza është e shtrirë në tokë.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti u shpreh që këmbësorja ka marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 15:30, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.