22:15 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Vetura godet për vdekje fëmijën 5-vjeçar në Istog

Në fshatin Kovragë të Istogut është goditur për vdekje një fëmijë 5-vjeçar nga një veturë në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sonte, pohojnë burimet e Indeksonline.

Të njëjtat burime tregojnë se viktima është A.B (emër i njohur për redaksinë) dhe i përket komunitetit egjiptian.

Viktima është banues në fshatin Serbobran./Indeksonline/