75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetura godet personin me aftësi të kufizuara në Podujevë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh afër objektit të Komunës së Podujevës, përkatësisht rruga “Zahir Pajaziti”.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi nga vendi i aksidentit, ku shihen të mbathurat e një personi i cili ishte me aftësi të kufizuara.

Dyshohet se vetura ka goditur një këmbësor derisa po ecte në vija të bardha, duke i  shkaktuar lëndime trupore.

Njësitet policore dhe ato mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/