19:46 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vetura godet tre këmbësorë në Magure të Lipjanit

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Nga pakujdesia, një veturë pasditen e sotme ka goditur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Magure të Lipjanit, derisa shoferi i veturës në trotuar ka goditur tre kalimtarët.

Nuk dihet ende se sa rëndë janë lënduar personat në fjalë dhe cila është gjendja e tyre./Indeksonline