Vetura goditet një këmbësor në Prishtinë, Policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
I njëjti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit.